Sondazh: Nga ‘Fortuna’, cila këngë ju pëlqen më shumë?

By

Kjo javë nisi me rikthimin bombastik të Tunës në diskografinë shqiptare.

Pas premierës private me 8 Mars, në Youtube u publikua albumi ‘Fortuna’ këtë javë duke bërë që të vërshojnë komentet pozitive për këngëtaren e cila në këndvështrimin e shumëkujt, u kthye në identitetin e saj të vjetër.

Por cilat janë këngët më të dëgjuara deri tani nga 7-shja e ‘Fortuna’? Lista nis me duetin me Yll Limanin.

“A don hala” ka thyer rekorde duke tejkaluar në Youtube shifrën e 2 milionë shikimeve.

Më pas, e dyta është “Tani m’ke zemër” e cila i është afruar 1 milionë shikimeve.

“Krejt mu kanë përzi” është e treta në listë për të vazhduar me projektet “Nëse vdes e re”, “Harrova” në duet me Armend Rexhepagiqin, “Dreqi e martë” dhe perlën “Plagë”.

Po ju, na thoni cila është kënga juaj e preferuar nga ‘ForTuna’ përkundër faktit se jemi të vetëdijshëm që është vështirë të zgjidhet nga krijimet muzikore të këtij albumi fantastik. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm