Vritet në derë të shtëpisë, menaxheri i artistëve shqiptarë

By

Një tjetër vrasje ka tronditur Tiranën.

I riu Jurgen Kurti, një emër i njohur u ekzekutua në qendër të kryeqytetit mbrëmjen e kësaj të hëne rreth orës 22.20 në rrugën “Zef Jubani” në zonën e Tiranës së Re, pranë banesës së tij.

Lapsi.al mësoi se 26-vjeçari u qëllua me pistoletë nga një makinë tip Benz E-Class, i zi, në lëvizje. Kurti, sapo kishte dalë nga një palestër në këtë zonë dhe po kthehej në këmbë në banesë. Burime të lapsi.al thanë se ai ka marrë 3 plumba që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Sipas të njëjtave burime rruga është njëkalimshe dhe nuk përjashtohet mundësia që ata t’i kenë bërë pritë. Autorët kanë përfituar nga errësira duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Në disa pika kyçe të kryeqytetit u ngritën postblloqe të policisë në përmjekje për të ndaluar autorët.

jurgen-kurti-1

Por kush është Jurgen Kurti? 26-vjeçari është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare. Në vitin 2016 ai përfshi në vrasjen e babait të tij. Ishte muaji prill i atij viti kur Kurti u arrestua për vrasjen e babait të tij Artur Kurti. Por djali do të fitonte shumë shpejt lirinë pasi për krimin u shpall fajtor daja i tij. Por nuk kaluan shumë kohë, para se i riu të përfshihej në një tjetër akt kriminal.

Në prill të vitit 2017, Kurti u arrestua sërish për vrasjen e Agim Arapit pronarit të një picerie në Durrës. Ai u arrestua së bashku me vjehrrin e tij, Konstadin Ekonomi dhe vëllanë e këtij të fundit, Kujtim Ekonomi, krim i cili ndodhi për motive pronësie, shkruan lapsi.al. Megjithatë Kurti mundi që të fitonte lirinë në të dyja rastet. Jurgen Kurti njihej edhe si menaxheri i VIP-ave, pasi ka sjellë në Shqipëri disa këngëtarë të njohur në koncerte.

Artikuj të ngjashëm