Emrat potencial të bebes së Meghan dhe Harry

By

Duka dhe Dukesha e Sussex, së shpejti do të bëhen prindër me fëmijën e tyre të parë. Meghan Markle është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe burime pranë “Cosmopolitan” kanë bërë me dije se çifti ka filluar të mendojë për emrin që mund t`i vënë fëmijës së tyre që do të vijë shumë shpejt në jetë.

Nëse do të jetë vajzë, ata kanë menduar ta quajnë Viktoria në emër të mbretëreshës Viktoria. Mundësia tjetër është Alice, në emër të mamasë së Princit Philip, ose Diana në nder të princeshës Diana. Por nëse do të jetë djalë, mundësitë janë për emrat Albert në nder të bashkëshortit të mbretëreshës Viktoria, ose Philip siç është quajtur gjyshi i Princit Harry.

Megjithatë, na ngelet të presim kur ta bëjnë me dije vendimin e tyre, pasi të ketë lindur fëmija.

Artikuj të ngjashëm