GJITHÇKA GATI!
Projekti i xhiruar në verën e kaluar mes Gashit dhe Ledri Vulës është gati për t’u publikuar.
Ka qenë Ledri ai i cili ka hyrë në Instagram dhe ka shpërndarë një fotografi me reperin e njohur në Amerikë, duke zbuluar datën e lansimit.
“15.02. THAT’S MINE”, ka shkruar Ledri.
Nëse nuk e dini, në kohën kur Gashi erdhi për të performuar në Sunny Hill, të dy u bënë bashkë për ta finalizuar këngën dhe klipin i cili është i pari mes tyre./Prive.al