Skerdi po i rikthehet baladave.
Pas hitit “Tradhtare” që preku shumë zemra, këngëtari nga Shqipëria vazhdoi me muzikë me ritëm mirëpo tani i është rikthyer ‘vuajtjes’ ashtu siç ai di më së miri.
Artisti ka zbuluar disa vargje të këngës së re duke paralajmëruar se po vjen së shpejti.
“a jeni gati me thy rekordin e baladave”, ka shkruar Skerdi teksa muzika thotë kështu: ‘mthuj ku mbetëm ne, dashnin kujt ja dhe, mthuj ku mbetëm ne, ti mke shti në dhe, thuj si po ndihesh sot, a ki më plagë e lot, e ki vra veten tënde…”.
Gjithçka është finalizuar në Redbox aty ku menaxhohet Skerdi tash e disa vite.
Mirëpo, këngëtari nuk e bëri me dije datën e publikimit përveç se la të kuptohet se brenda këtij muaji do të dalë kjo baladë./Prive.al