Adelina Ismalji reagon karshi publikut që e gjykoi vajzën nga Drenasi

By

Komentet e shumë kosovarëve në rrjetet sociale që e gjykuan vajzën nga Drenasi për përfshirje në marrëdhënie seksuale me mësimdhënësin e saj dhe me një polic të hetuesisë në qytetin e saj, e kanë shqetësuar këngëtaren Adelina Ismajli.

“Të dashur miq, Para se të reagoj për rastin e përdhunimit të vajzës nga Drenasi, lexova mendimet e shumë qytetarëve të Kosovës. Jam pa koment”, ka shkruar Adelina.

Ajo ka reaguar në profilin e saj në Instagram, duke thënë se është pa koment nga mendimet që ka lexuar në rrjete sociale.

Adelina madje ka ndarë edhe disa nga komentet e i ka publikuar në profilin e saj në Instagram.




Artikuj të ngjashëm