Ja kush nga artistët doli në përkrahje të vajzës nga Drenasi

By

E nisi Nora Istrefi, e cila e dënoi rëndë krimin e ndodhur në Drenas, ku dy persona, një mësimdhënës dhe një polic, po dyshohen të kenë abuzuar seksualisht me një të mitur nga kjo komunë.

“Ktyneherë dhunojshin serbët femrat shqiptare, ndërsa tash arsimtarët dhe policët tanë. Turp për Kosovën në çfarë niveli ka ardhur. Pedofilët në burg”, shkroi Nora në Instagram.

Më pas erdhi reagimi i Dafina Zeqirit, e cila në Instagramin e saj ka shkruar:

“Kjo protetste eshte pak, krahas asaj cka duhet bere per t’u parandaluar dhe ndeshkuar dukurite e tilla ne vendin tone, ku vajzat, si ato te reja ne moshe, e poashtu edhe me te rritura, ngacmohen seksualisht, dhunohen, e mbi te gjitha, nuk kane as ku te ankohen ose te kerkojne ndihme. Edhe ndihma e kerkuar kthehet ne ankth. Eshte dashur te gjithe te marrin pjese ne kete proteste dhe jo te perfundoje me kaq! Duhet te gjithe ti bashkohen iniciatives se nisur, me shprese qe ndonje dite do te behet mire”, ka shkruar Zeqiri në Instagram.

Përveç Dafinës, është reperi Mozzik që ka zgjedhur të bëjë një reagim më të gjatë në rrjete sociale, duke u shprehur i shokuar me atë që ka ndodhur.

Kurse edhe Blerim Muharremi ka reaguar duke theksuar se është i shokuar nga rasti dhe se është edhe vet baba i një vajze dhe vetëm ideja se diçka e tillë mund t’i ndodh asaj, e ka tmerruar.

Artikuj të ngjashëm