Këngëtarja e moderatorja e famshme Luana Vjollca, ka zgjedhur të performojë live një këngë shumë të vjetër arbëreshe.
Në profilin e saj në Instagram ajo ka lansuar një video në të cilën shihet duke kënduar live njërën nga këngët më të bukura shqipe “Moj e Bukura More”.
E shoqëruar në tingujt e pianos, ajo ka kënduar vargjet e bukura të kësaj kënge, në një studio muzikore.
Këngëtarja e ka lansuar këtë video duke i shkruar një përshkrim interesant: “Për pikë të qejfit”. /Prive.al