Moderatorja e njohur kosovare dhe gruaja e reperit Gjiko, Elita Rudi, të dielën vendosi të publikojë një fotografi që e kthente në kohë një vit përpara.
Rudi po kujtonte kohën kur bashkë me Gjikon ishin në pushime në Maldive e ajo po duket fantastike, me forma shumë fit dhe elegante.
Elita e cila po pret të bëhet nënë së shpejti, ka shkruar se saktësisht një vit më parë ishte për pushime në ishujt e Oqeanit Indian, e përveç se mori vëmendje fotoja e saj ku po duket jashtëzakonisht seksi, vëmendje mori edhe një komentues i cili ka arritur të marrë goxha shumë pëlqime me komentin e tij.
“Se me një shok këtu, unë i thojsha i ka bo 1 vit që u kon në Maldive e ai thojke jo ma pak. Bash mirë bone që na kallxove”, ka shkruar ai, duke marrë plot 3938 pëlqime nga audienca e Elitës në këtë koment.