Derisa po jepte performancën e saj në një koncert në Ferizaj, gjithçka po shkonte shumë mirë.
Shumë mirë deri në momentin që Melinda Ademi gjatë vallëzimit, mori në thua dhe u rrëzua përtokë.
Këngëtarja është penguar gjatë interpretimit dhe është rrëzuar në mes të skenës së një klubi nate, ndërsa janë fansat ata që e kanë xhiruar momentin dhe e kanë dërguar në redaksinë e Prive.
Incidente të tilla janë të shpeshta në mesin e artisteve të njohura, për shkak se jo gjithmonë e edhe në skena të vogla mund të mbash ekuilibrin e të mos pengohesh ndokund. /Prive.al