“A je pjesë e Iluminatit” – Bebe Rexha përgjigjet për herë të parë

By

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, ka treguar për herë të parë nëse është pjesë e Iluminati.

Artistja nisi pyetje/përgjigjje në Instagram, dhe njëri prej ndjekësve e pyeti nëse është pjesë e kësaj ‘organizate të fuqishme’.

“A je pjesë e Iluminatit”, ishte pyetja. “Jo” tha Bebe Rexha.

Iluminati ka ekzistuar që me fillimin e kohës. Shenja e saj mund të shihet në piramida, influenca e saj është evidente edhe në jetën e Krishtit.

Kjo organizatë u themelua në Bavari më 1 maj të 1776-s, nga një njeri që quhej Adam Weishaupt, i cili nuk mund ta përballonte pagesën për pranimin në organizatën e Freemasonëve.

Shoqëria e tij – Urdhëri i Iluminatit – u rrit nga pesë anëtarë në mijëra të tillë brenda pak vitesh, por më pas, pas rendit që e vendosi Karl Theodor në Bavari, shoqëritë sekrete u dënuan me vdekje, dhe urdhëri i tyre përfundoi./Prive.al

Artikuj të ngjashëm