Për performancën e reperit Action Bronson në festivalin “Sunny Hill” në Gërmi, komuna e Prishtinës ka paguar 60 mijë euro.
Në vendimin e firmosur nga kryetari Shpend Ahmeti thuhet se miratohet Vendimi për mbështetje financiare për festivalin “Sunny Hill Festival” për pagesën e performancës së artistit Action Bronson; Shuma e mjeteve financiare si në pikën I do të jetë 60.000 euro.
Në vendim është cekur edhe xhirollogaria bankare në të cilën duhet të paguhen mjetet.
“Sunny Hill Festival” është mbajtur këtë verë në parkun Gërmia, ku kanë performuar Dua Lipa, Action Bronson dhe DJ i famshëm Martin Garix.
Përveç artistëve me famë botërore pjesë e këtij festivali kanë qenë edhe artistë kosovarë.