Një talent të fshehur ai e zbuloi mbrëmë në Nd’rrimin e Natës.
Reperi i famshëm kosovar Majk, ka treguar se ka aftësi të shkëlqyeshme aktrimi dhe ia del mbanë edhe kësaj pune.
Ai e ka imituar mbrëmë në NIN kolegun e tij nga Baba Stars, Getoar Selimin.
Majk e ka improvizuar një skenë kinse ai flet për grupin, ndërsa kushdo që e njeh Getin edhe personalisht, do shkrihej së qeshuri nga ky imitim sepse është shumë origjinal. /Prive.al