Soni Malaj flet pasi se fitoi Festivalin e Këngës

By

Që prej publikimit të këngës pjesëmarrëse në “Festivalin e Këngës”, Soni Malaj u konsiderua si kandidatja më e mirë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovizion”.

Emri i saj ishte më i përfoluri duke qenë se përmbushte kriteret e një performance, të tillë siç Eurovizion e do, por ajo që fitoi është Jonida.

Për këtë, Soni e ka uruar kolegen e saj në një postim në Instagram dhe ka falënderuar gjithë përkrahësit.

“Ky dhjetor me fali nje kujtim shume te bukur, me tregoi se si muzika ime , mund te bashkoje ne 3 nete shqiptaret e mi,publikun tim dhe publikun e huaj,ata qe u bashkuan nen nje gjuhe te panjohur, por e dashuruan si kurre me pare! U riktheva ne nje gare duke besuar, dashuruar e punuar fort per nje kenge, me te cilen besoj edhe nga mbeshtetja juaj, do ta kemi refren gjate sebashku! Ne cdo rrugetim, une kam nxjerre mesimet e mija…Te ketij dhjetori i kam ne zemer! Urime kolegeve me te cilen ndame skenen, Jonides mbaresi ne Izrael! Mezi pres te ndajme projektet e tjera, ju dua pafund!”- shkruan Soni në postimin e saj në Instagram.

Artikuj të ngjashëm