Pas bashkëpunimit me Majk, Yll Limani po vjen vetëm në këngën e re.
Madje, këngëtari ka zbuluar disa detaje rreth projektit.
Përmes një fotografie të cilën e ka postuar në instastory, Ylli zbuloi titullin i cili është ‘Vaj’ por përveç kësaj, shkroi edhe një varg nga kënga e re.
‘Maje çdo kujtim veç mos u kthe’, duke lënë të kuptohet se edhe ky projekt do të jetë një baladë ashtu siç e kemi parë shpesh artistin.
‘Coming soon’, ka qenë përshkrimi tjetër mbi të njëjtën fotografi./Prive.al