Ishte Fjolla Morina, këngëtarja që javë më aprë u përlot në emisionin Prive kur tregoi se nëna e saj po vuante nga një sëmundje e rëndë.
Morina nuk i kurseu lotët për nënën e saj, derisa po jepte intervistë në Prive, ndërsa tani për babain e saj teksa po fliste në Xing me Ermalin, nuk është përmbajtur dot këngëtarja Arilena Ara.
Ajo ka derdhur lot në emision, për të atin që nuk i jeton më, e për të cilin thotë se ka qenë mbështetja e saj më e madhe në karrierën muzikore.
“Unë kam pasur një baba të jashtëzakonshëm. Që kur kam humbur babain, kur e dëgjoj fjalën baba lumturohem shumë. Dua t’ia them botës se babai ka qenë mbështetja ime më e madhe”.