Me dy emra tejet të famshëm të kinematografisë botërore, Dua Lipa kësaj here i është bashkuar një kampanje shumë të rëndësishme të UNICEFIT.
“Go Blue”, quhet kampanja e Unitred Nations në përkrahje të fëmijëve në anë e mbanë botës dhe Dua Lipa është emri i përzgjedhur për të qenë zë motivues në një video që u lansua nga UNICEF.
Bashkë me Liam Neeson dhe aktorin e njohur Orlando Bloom, Dua Lipa ka pjesën e saj në këtë kampanjë që synon fuqizimin e zërit të fëmijëve në ditën botërore të tyre.
Kjo kampanjë është realizuar për ditën Botërore të Fëmijëve, e cila shënohet me 20 Nëntor, ndërsa përmes kampanjës “Go Blue” u bëhet thirrje të gjithë liderëve botërorë që t’i plotësojnë të drejtat e çdo fëmijëve dhe po ashtu, synon vetëdijesimin se këto të drejta janë të panegociueshme. /Prive.al