Gëzim i madh për Tunën – Tiani sapo e tha me zë të lartë emrin e saj

By

Vogëlushi Tian i këngëtares Tuna Sejdiu dhe muzikantit Patris Berisha, sapo ka nisur të thotë fjalët e tij të para.

Djaloshi një vjeçar i dy prindërve të famshëm, ka mësuar ta shqiptojë emrin e nënës së tij dhe e thotë me ëmbëlsinë më të madhe.

“Tunaaa”, dëgjohet Tian tek thotë në videon që vet këngëtarja e ka publikuar në Instagram.

Nuk do mend që ajo s’po përmbahet nga gëzimi që vogëlushi i saj tani ia di të ëmës emrin dhe oh poooo, tingëllon kaq bukur kur e thotë ai! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm