Ajo gjithmonë na ka bërë të gjithëve t’i kthejmë kokat pas me zgjedhjet e modës që bën.
Këngëtarja e famshme Rita Ora, u sigurua që të merrte goxha vëmendje duke veshur një fustan të kaltër në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Peope’s Choice Awards në Los Angeles.
Ajo kishte vendosur që të mbante veshur një fustan me një dekolte interesante nga koleksioni i ri i markës Versace, që i nxirrte plotësisht në pah asetet e këngëtares 27 vjeçare.
Fustani ikonik, ishte kombinuar me ca gjethe të metalta në ngjyrë ari ndërsa pamjen Rita e kishte kompletuar në një palë çizme të gjatë mbi gju, të cilat i kombinoheshin perfekt me fustanin.
Duke u siguruar që të shkëlqente nga çdo kënd, Rita kishte zgjedhur që edhe pjesën e pasme të fustanit ta kishte të veçantë, duke e lënë të hapur shpinën e saj. /Prive.al