Janë bërë pothuajse 20 vjet që nga ndarja e qytetit në dy pjesë! Historia ka vazhduar ta thotë tregimin e vet, derisa tani një këngë e shkruar nga Ilir Berani, e nxori jashtë dhimbjen e qytetarëve të Mitrovicës për qytetin e tyre.
Të bërë bashkë në një këngë, Gili, Enic Potoku, Vullnet Sefaja, Linda Hakaj dhe Teuta Kurti, ata kanë lansuar mbrëmjen e djeshme një këngë e cila i flet Mitrovicës, pikërisht në kohën kur debati për korrigjim të kufijve ka marrë përmasa të gjera në Kosovë.
Qytetit që mbeti i ndarë nga Kosova, e qytetarët e veriut u larguan nga shtëpitë e tyre, i këndohet në këtë këngë e cila ka një tekst të shkruar me shumë kujdes dhe që përcjellë një porosi të qartë edhe për politikën.
Nga fjala e parë e deri tek e fundit, posa ta dëgjosh të rrëqethë trupin dhe kushdo që e ka përjetuar luftën në Kosovë, do e ndiejë edhe dhimbjen e mitrovicasve për qytetin e tyre që s’mundën ta rikthenin deri më tash. /Prive.al
https://www.youtube.com/watch?v=xRVzJ9lZMnI