Kajan Veliaj erdhi në jetë një muaj më parë dhe ua dha epitetin nënë e baba.
Për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxën, ky është edhe fëmija i parë dhe bekimi i parë në jetën e tyre.
E dyshja shumë të lumtur me statusin e ri familjar, kanë zgjedhur që të festojnë me një tortë këtë ditë të shënuar të jetës së tyre.
Ata kanë zgjedhur të festojnë me një tortë e cila ishte e gjitha me krem të bardhë dhe e zbukuruar me engjëj e të shkruar mbi të ka: “Një muaj me Kajan”.
Shumë urime muaji i parë në jetë Kajan!