Me vjet u largua nga skena shqiptare, tani Armend Rexhepagiqi shfaqet duke vallëzuar me Orinda Hutën

By

Dikur njëri ndër emrat më të famshëm të skenës shqiptare, një artist i pakontestueshëm që ka krijuar këngë të bukura jo vetëm për vete, por për këdo që ka shpirt artisti.

Armend Rexhepagiqi befas la muzikën dhe la krijimin e këngëve të bukura dhe ka kohë që atë s’e kemi parë në publik.

Por këngëtari këtë vit, i është bashkuar jurisë së festivalit prestigjoz “Kënga Magjike” dhe pas shumë vitesh ai sërish u paraqit në skenë.

Gjatë ditës së djeshme ai ka vallëzuar në skenë me kolegen e tij nga juria Orinda Hutën, ndërsa është Huta ajo që ka ndarë me ndjekësit e saj imazhe nga ky moment simpatik. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm