Deklarata e saj na çuditi pak!
Ish Miss Kosova, Besa Gashi si personazh i intervistës 60 Sekonda në edicionin e javës së kaluar në Prive mori ca pyetje interesante nga gazetari Artan Telaku.
Ajo u pyet se çfarë do të bënte po t’i kishte milionat, derisa përgjigja e saj lë të kuptohet se tashmë i ka.
“Ndoshta edhe i kam”, ka thënë Besa Gashi, e cila prej vitesh është martuar me Albert Krasniqin me të cilin ka edhe një vajzë.
Gashi kishte marrë titullin e më të bukurës kosovare në vitin 2006-të.