Befason ish i dashuri i Morena Tarakut: Fjolla Morina është një fanse e imja

By

Deklarata e fundit e ish të dashurit të Morena Tarakut, miliarderit iranian, Sasha Sobhani, ka befasuar të gjithë.

Ai tha se Fjolla Morina është fanse e tij…

Vetëm pak netë më parë, Sasha erdhi në Kosovë për të kaluar ca ditë pushimi me disa miq të tij. Në njërën prej netëve ai zgjodhi një klub të Prishtinës.

Atë natë, Sasha postoi një video ku shihej duke kaluar çaste të mira me Fjolla Morinën, por gjithçka ndryshoi…e shkaku akoma nuk dihet.

Edhe pse, iraniani mund të jetë hidhëruar me Fjollën për shkak se këngëtarja postoi më pas një fotografi me Morena Tarakun.

Megjithatë, Sasha zgjodhi gjuhën shqipe për të bërë një postim në instastory ku shkroi: ‘Sqarim për mediat. Sa i përket Fjolla Morinës, ajo është veç një fanse e imja e cila më kërkoi të bëja tag në Instagramin tim’.

Ky postim më pas u fshi, por ne ua sjellim më poshtë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm