Sikur francezët: VIP-at shqiptarë organizojnë mbrëmjen e tipit “Moulin Rouge”

By

Aleksandër Frangaj apo i njohur vetëm si Sandri për shumicën prej nesh, festoi të premten mbrëma ditëlindjen e tij të 50-të.

Pronari i TV Klan në Shqipëri, zgjodhi që 5-së dekada jetë t’i kremtojë me një festë gjigante të organizuar në Tiranë e rreth vetes mblodhi plot të famshëm shqiptarë.

Image result for Aleksandër Frangaj

Këngëtarë e moderatore e politikanë, ishin të ftuar mbrëmë në festën e ditëlindjes së Sandrit, e të gjithë ata po i argëtonte zëri i bukur i këngëtares Anxhela Peristeri dhe ai i Aleksandër Gjokës e Elton Dedës.

Në mesin e të ftuarve ishin Marina Vjollca e Getoar Selimi, Valbona Selimllari, Turjan Hyska e Aleksandër Gjoka.

Kjo mbrëmje u organizua me një temë interesante të inspiruar në mbrëmjet e famshme franceze.

Ideja ishte të organizohej një ndejë e tipit “Moulin Rouge” që ishte një shtëpi e kabaresë në Paris të Francës, ku këndohej e vallëzohej nga kurtizanet që argëtonin mysafirët.

Magjinë e mbrëmjeve të Moulin Rouge që u dogj në vitin 1915-ë e sollën mbrëmë në Tiranë këta të famshëm që u mblodhën nga Sandri për ditëlindjen e tij. /prive.al

Artikuj të ngjashëm