‘Dale’ nga Lindoni, vjen live në versionin accoustic

By

Ka një periudhë relativisht të shkurtër prej kur ‘shpërtheu’ në skenën muzikore si pjesë e familjes muzikore të Adrian Gaxhës që më pas u formësua si Brick Records.

Por, Lindoni ia ka dalur në mënyrën më të mirë të mundshme edhe të vazhdoj rrugëtimin e tij solo, pa Adrianin ose Florianin në krah.

‘Dale’ publikuar pak javë më parë tashmë shndërruar në refren të përditshëm, ka grumbulluar rreth dy milionë klikime.

E një version accoustic të këtij projekti, Lindoni e solli pak ditë më parë në emisionin Wazzup të Klan Kosova. Pak sekonda, këngëtari i kushtoi edhe refrenit të ‘Fenix’ që në NIN të Klan Kosova u kuptua se ishte kënduar nga Lindoni dhe motra e tij, Erzana.

Një interpretim që s’dallohet a është live apo i inçizuar në studio, vlen të komplimentohet shumë! /PRIVE.AL/

https://www.youtube.com/watch?v=1af6gN6sPaM

Artikuj të ngjashëm