Premtoi një lajm të madh dhe të gjithëve na shkoi mendja se do deklaronte se u bë baba!
Por reperi i famshëm shqiptar Mozzik, tha se është fjala vetëm për muzikë e asgjë tjetër dhe se për fansat e tij do e zbulojë befasinë këtë të premte.
Duke shkruar në profilin e tij në Instagram, Mozzik deklaroi se ka një lajm të madh që lidhet me karrierën e tij.
“Nesër e keni një lajm të mirë, amo shumë të mirë. Bëhet fjalë për muzikë”, ka shkruar Mozzik në llogarinë e tij në Instagram.
Kënga e tij e fundit e publikuar me partneren e tij Loredana Zefin, bëri bujë të madhe dhe qe një projekt shumë i suksesshëm e deri më tani “Bonnie and Clyde” e dyshes, numëron mbi 15 milionë klikime. /Prive.al