Jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ndjek karrierën si modele ndërsa nga jeta e saj private pak dimë.
Por ajo që dihet për Xhesika Berberin, janë dashuria dhe respekti që ka për miket e saja të ngushta.
Modelja që shpesh për nga fiziku krahasohet me Gigi Hadid, rri shumë me Afërdita Dreshajn dhe Marigona Dragushën, Ish Miss Kosovën që i shkoi edhe për vizitë Berberit.
Dhe ajo që do i ngelet gjatë në kujtesë dhe nuk do e harrojë nga kjo vizitë është Dreni, djali i vogël e simpatik i modeles Dragusha.
“Do të më mungojë kjo ëmbëlsirë e vogël”, ka shkruar Berberi, duke publikuar edhe një fotografi të bukur me vogëlushin. /Prive.al