Tayna ia vë vetes një emër të ri

By

Rep-artistja shumë e njohur dhe e dashur për publikun Tayna, sot ka bërë një njoftim të ri .

Ajo postoi një fotografi në Instagram përmes së cilës tha ‘Mami e bonen bajat krejt tu e perdor , prej ktij momenti thirrem Njerke cuz I can take your career and your man too’.

Ky përshkrim vjen pas shumë teksteve nga ana e reperëve të reja shqiptare të cilat janë në ‘beef’ me njëra-tjetrën.

Kujtojmë që Tayna pak ditë më parë nxori këngën e re dedikuar dashurisë me titull ‘Doruntina’ – projekt i cili u mirëprit shumë mirë nga fansat e saj edhe pse e pamë një Tayna tjetër.

Kjo për faktin se artistja që nga debutimi në skenë dhe deri tani ishte më e ‘egër’ ndërkaq me këngën e fundit, nxori anën e saj tjetër si artiste./Prive.al

https://www.instagram.com/p/BoWt8H-gAIh/?hl=en&taken-by=tayna

Artikuj të ngjashëm