Të reja edhe nga Jonida Vokshi (FOTO)

By

Të reja ka edhe nga Jonida Vokshi. Prezantuesja dhe aktorja e njohur nuk do mungojë në sezonin e ri televiziv.

Digitalb do jetë sërish, shtëpia e saj e përjavshme megjithatë ndryshimet nuk do të mungojnë.

Jonida ka mbyllur transmetimet e programit talk-show “Thurje” dhe shumë shpejt vjen me një tjetër emision.

“Personale” titullohet ky projekt televiziv, i konceptuar në intervistë një me një që do t’i sjellë fytyrat publike në një tjetër dimension, duke rrëfyer të pathëna, me sa më shumë emocion brenda.

Një datë të nisjes, ky program ende nuk ka por Jonida është mjaftuar me një promo të shkurtër përmes së cilës kuptohet pak a shumë i gjithë koncepti, sqaruar më lart.

Shumë suksese Jonidës në këtë rrugëtim televiziv! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm