Tayna pritet të shpërthejë, lajmëron këngë “tejet të ndjeshme” kësaj here

By

Ndonëse në shikim të parë të jep përshtypjen se është nga ato vajzat rebele që s’kanë shumë punë me ndjenja e as dashuri, ajo s’është gjithnjë e tillë.

Tayna apo më mirë thënë senzacioni shqiptar i këtij viti, që arriti famë të menjëhershme me vetëm tri projekte muzikore, në këngët e saja të cilat i shkruan vet, ka një zhargon urban dhe shfaqet shumë e egër dhe e fuqishme në tekstet e saj.

Por kësaj here reperja e cila në këngën e fundit të saj “Fake”, thoshte se ndjenjat i ka varrosur, ka vendosur të vijë e ndjeshme në këngën e radhës.

“Kënga që ka me dal s’o baladë. Kanga është highlife e përzier me rap. Ndjenjat i kam nxjerrë prej sanekut përkohësisht”, ka shkruar reperja në Instagram, ku paralajmëron këngën e saj të re. /prive.al

Artikuj të ngjashëm