Veshjet ultra luksoze me çmime marramendëse ndër fytyrat publike shqiptare gati nuk krijojnë më lajm.
VIP-at tanë nuk po tregohen dorështrënguar e në këtë grup hyn edhe Era Istrefi.
Këngëtarja e njohur, tashmë me famë ndërkombëtare në një prej paraqitjeve të fundit ka ekspozuar xhaketa me vlerë të “çmendur”.
Plot 3980 euro kushton xhaketa e firmës “Gucci” me të cilën pozon Istrefi, siç bën të ditur faqja në Instagram “What they wearin”.
Një xhaketë e Erës më shumë se një makinë… /Prive.al