Fëmijët në foto sot janë çifti më i njohur i showbizit shqiptar

By

Fëmijët që po i shihni në fotografi, sot janë në lidhje me njëri-tjetrin, dhe është bërë çifti më i përfolur në shoëbizin shqiptar.

Bëhet fjalë për reperin nga Ferizaj, Mozzik dhe Loredana Zefin, me të cilën artisti është në lidhje tash e disa vite.

Mozziku zgjodhi këtë imazh për ta paralajmëruar edhe njëherë këngën e tyre të përbashkët e cila do të publikohet nesër.

Sipas përshkrimit, projekti mbanë titullin ‘Bonnie and Clyde’, por nuk është bërë e ditur në çfarë ore do të lëshohet në youtube.

Ky është dueti i parë mes tyre, pasi Loredana i hyri muzikës dhe deri tani numëron vetëm një projekt i cili erdhi në gjuhën gjermane pasi artistja jeton në Zvicër, atje ku Mozzik shkoi për të qenë sa më afër saj.

Kujtojmë që Mozzik nuk ka qenë i pranishëm në koncerte këtë vit pasi ai dhe vëllai i tij Getinjo kanë thënë se për shkak të disa planeve të mëdha, s’do të jenë pjesë e mbrëmjeve në asnjë klub nate.

Megjithatë, të dy sollën projekte të reja dhe morën miliona klikime në youtube./Prive.al

Artikuj të ngjashëm