Arrestohet për posedim të kokainës, reperi që bashkëpunoi me Elvana Gjatën

By

Pesë muaj më parë, Elvana Gjata publikoi një projekt shumë veror me reperin e njohur i cili mbrëmë ka rënë në prangat e policisë.

Bëhet fjalë për Ty Dolla $ign i cili është arrestuar.

Reperi 33-vjeçar njoftohet se është në burgun e Fulton County në Atlanta të Gjeorgjisë, pasi thuhet se u gjet me marihuanë dhe kokainë, shkruan The Blast, transmeton Prive.

Artisti dhe gjashtë persona të tjerë u ndalën gjatë ngasjes me makinë në Atlanta pranë Busy Bee Café.

Policia thuhet se kanë ndier marihuanë dhe kanë kontrulluar makinën duke rezultuar në zbulimin e kokainës dhe marihuanës. Ai u prangos më pas.

Reperi është kapur edhe më herët për posedim të këtyre drogërave.

Gjashtë personat e tjerë u liruan pa akuza.

Kujtojmë se Ty Dolla $ign bashkëpunoi me Elvana Gjatën në projektin e kësaj të fundit me titull Off Guard.

Artikuj të ngjashëm