Renato Mekolli rikthehet me format të ri në ekran

By

Sezoni i ri televiziv do e rikthejë në ekran edhe Renato Mekollin.

Kuzhinieri i cili mori famën e madhe në ‘Masterchef’ rikthehet po në ekranin tek i cili debutoi pas viteve në Greqi.

Revista Who ka raportuar se programi i Renatos do të transmetohet në Top Channel.

Ky emision do jetë i bazuar në formatin ‘Hell’s Kitchen’ i cili transmetohet suksesshëm për 17 sezona që nga 2005-ta në Amerikë.

Rezultate imazhesh për hells kitchen 2018 logo

Ky ‘reality show’ realizohet mes dy skuadrave, konkurrentët e të cilave do të jetojnë në një shtëpi të përbashkët. Gara gjithashtu do të përbëhet edhe nga dënime të ndryshme, ndërsa në fund fituesi do të shpërblehet me një çmim të madh.

Datë zyrtarë të nisjes së transmetimeve nuk ka ende por besohet që nuk do të vonojë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm