Kush do jetë krah Luanës në programin e ri? Zbulohen dy djemtë…

By

Sezoni i ri televiziv do ta gjejë Luana Vjollcën sërish në ekran, sipas të gjitha gjasave me sezonin e dytë të ‘Pa limit’.

Programi i cili ishte relativisht i suksesshëm në debutimin e parë pritet të vijë në fund të Shtatorit edhe me më shumë risi.

E një prej risive do jenë edhe kapitenët e skuadrave.

Nën autorësinë e plotë të Luanës, Blitz.al raporton se janë zgjedhur dy meshkujt që do jenë përkrah bukuroshes në ekran.

Në formulën që pritet të vijë me shumë risi, Florian Binaj nga ‘Portokalli’ do jetë njëri kapiten teksa tjetri, Flori Gjini, djaloshi simpatik që debutoi në televizion po në Top Channel në Korrik me ‘Pushime on Top’.

Image result for flori gjini

Foto: Flori GJINI

Image result for florian binaj

Foto: Florian BINAJ

Ed Manushi duket se do përqendrohet në tërësi tek sezoni i ri i ‘E diell’ të cilin pritet ta moderojë nga Tetori teksa as aktori Gent Hazizaj, më nuk do ketë vend në sezonin e ri. /Prive.al

Image result for ed manushi gent hazizi

Foto: Gent Hazizi

Image result for ed manushi shiko kush luan

Artikuj të ngjashëm