Plus një anëtar i ri në familjen e Ciljeta Xhilagës dhe të shkrika zemrën me ëmbëlsi (FOTO)

By

Ka një familje shumë simpatike, ku bën pjesë Fernando, i biri i saj i vetëm nga një lidhje të cilën Çiljeta nuk e ka bërë asnjëherë publike.

Image result for ciljeta xhilaga fernando

Këngëtarja e njohur shqiptare Çiljeta Xhilaga, ka vendosur të zgjerojë familjen e saj duke i shtuar edhe një anëtar shumë simpatik.

Xhilaga që prej kohësh është në lidhje me futbollistin shqiptar Alban Hoxha i ka sjellë Fernandos në shtëpi një qenush të racës labrador, të që shkrika zemrën me atë pamje të ëmbël.

Anëtarin e ri të familjes së saj, Xhilaga e ka prezantuar me ndjekësit që ka në rrjete sociale duke ndarë me të një imazh tejet simpatik të qenushit që u mirëprit në shtëpinë e këngëtares.

“Anëtari më i ri i familjes sonë”, ka shkruar këngëtarja, duke shpërndarë imazhin e bukur të qenit, e po ashtu e ka zbuluar edhe emrin e tij që është Tobi.

Përndryshe, ndonëse në lidhje prej kohësh në sfond nuk duket ndonjë martesë në mes dyshes së njohur, edhepse çifti prej kohësh janë të lidhur bashkë, e të dy kanë nga një fëmijë nga lidhjet paraprake. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm