I përmendin martesën: Çfarë thotë Elita Rudi?

By

Mediat për një kohë të gjatë flasin mbi martesën e Elita Rudit dhe Gjikos.

Çifti që kanë gati dy vite bashkë thuhet madje se në çështje muajsh do bëhen prindër pasiqë Elita është shtatzënë.

Gjithë këtë periudhë, dyshja e kanë kaluar duke refuzuar të thonë të vertëtën.

Gjiko dhe Elita kanë preferuar që mos t’i japin mediave përgjigje mbi aludimet e mundshme për asnjë moment, duke lënë mes tjerash edhe fansat me shumë pikëpyetje.

E pak mbi martesën, prezantuesja ka folur sonte në emisionin që moderon.

Kur në bashkëbisedim i kanë përmendur martesën, Elita preferoi të mos thotë gjë duke pyetur: ‘Çfarë martese?’

Kur të gjithë e dinë e flasin për të, duket se Elita ka vendosur që vetë, të shfaqet gjoja pa informacion mbi planet për një hap të tillë në lidhjen e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm