Feston Dua Lipa, ka edhe një surprizë për fansat

By

Sukses pas suksesi…Dua Lipa është femra e parë në histori që katër këngë të saj janë dëgjuar 500 milionë herë në Spotify.

Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare u gëzua jashtëzakonisht shumë pas këtij lajmi.

Ai bëri një postim në Instagram duke shkruar ‘faleminderit që i dëgjoni këngët e mija. Kjo është çmenduri. Në 12 ditë kam diçka të re për ju’.

Në fillim të muajit, Dua ka qenë në Kosovë për të performuar në festivalin ‘Sunny Hill’ në parkun e Gërmisë ku u mblodhën mijëra njerëz për ta dëgjuar./Prive.al

Artikuj të ngjashëm