Ardit Gjebreas i vdes nëna, ai i bën dedikimin plot emocion

By

Këngëtarit e moderatorit të njohur shqiptar, Ardit Gjebreas, i ka vdekur nëna gjatë të premtes.

Gjebrea e ka dhënë vet lajmin, e më pas ka publikuar një fotografi të së ëmës në rrjetet sociale ku i bën një dedikim plot emocion.

Siç duket ata paskan qenë shumë të lidhur bashkë, aq sa ai s’e paramendon dot jetën më pa të ëmën.

“Nuk di a do mësohem dot me mungesën tënde. Lutem që engjëjt të kujdesen për ty”, ka shkruar moderatori në llogarinë e tij në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm