Këngëtarja e famshme amerikane, do të largohet nga spitali gjatë ditëve që vijnë.
25 vjeçarja para tetë ditësh pati një overdozë dhe u shtri në spital për shkak të komplikimeve me shëndetin.
Demi raportohet të ketë vuajtur shumë në spital, por tani ajo po e diskuton të shkojë në një shtëpi rehabilituese dhe siç raporton revista e famshme TMZ, ajo do të dalë nga spitali.
Një burim pranë Demit, ka thënë për TMZ se ata po shqyrtojnë mundësinë e rehabilitimit, por gjithçka mbetet në dorën e saj.
Ata kanë thënë se Demi kishte kohë që ishte esëll mirëpo para disa muajsh ajo filloi sërish dhe tani është shumë e frikësuar. /Prive.al