Action Bronson konfirmon ardhjen në Kosovë me një video-mesazh

By

Reperi shqiptare me karrierë në Amerikë, Action Bronson, konfirmoi ardhjen në Kosovë, konkretisht në Prishtinë për të performuar në festivalin Sunny Hill, ku do të jetë pjesë Dua Lipa dhe shumë emra të tjerë të muzikës.

Artisti postoi një video-mesazh në Instagram me anë të cilit flet edhe shqip duke siguruar fansat se do të jetë pjesë e festivalit.

‘Kosovë – Sunny Hill Festival unë po vi 100.000%. Po e rregulloj gjurin tim dhe do të jem mirë. Kjo do të thotë shumë për mua, s’do ta humbisja për asnjë gjë në botë’, tha ndër të tjerash Action Bronson.

Shikojeni videon e mëposhtme./Prive.al

Artikuj të ngjashëm