Dy ditë më parë, Prive.al zbuloi ekskluzivisht se Agon Amiga, reperi i njohur tashmë është bërë baba për të parën herë me ardhjen në jetë të Noelit.
Ky zhvillim, në ditët e para kaloi komplet në heshtje nga artisti i cili ka kohë prej kur jetën private e mban 100 përqind private.
Por, një moment kaq i veçantë, herët a vonë s’kishte se si të mos ndahej me fansat.
Ka qenë vetë Amiga ai i cili ka postuar fotografinë e parë me djalin nën përshkrimin: ‘I bekuar nga zoti. Nëse ekziston mrekullia, ai është biri im i porsalindur. Nëse pyetni kush është sot njeriu më i lumtur në botë, ai jam unë. Falenderimi i takon Allahut të madhërishëm që u bëra prind dhe më fali një djalë engjull. Ndërsa fati si prind na buzëqeshi së bashku me mbretëreshën time, gruan time të dashur. Sakrifica dhe mundi i saj nuk paguhet me asgjë. Ti më dhe emrin prind, dhe une do të dua, dhe do të falenderoj deri në frymën e fundit. Mir se erdhe NOEL’.
Jetë të gjatë Noelit. /Prive.al