Është hera e parë që ajo publikon një video kaq personale me bashkëshortin e saj.
Këngëtarja Adelina Tahiri, që në fillimet e lidhjes së saj me biznismenin maqedonas, zgjodhi që lidhjen ta mbajë të fshehur duke mos dhënë detaje rreth saj.
Edhe kurorëzimin e kishte hermetikisht të mbyllur nga publiku, duke mos lënë që asnjë fotografi të rrjedhë në internet nga ceremonia.
Po ajo, në ditët e fundit të shtatzënisë së saj, ka publikuar një video tejet romantike duke u puthur me bashkëshortin e saj në veturë.
“Të dua”, ka shkruar Adelina, duke iu referuar atij. /Prive.al