Këngëtari i njohur maqedonas Vllatrko Iliesvski është gjetur i vdekur mbrëmë në automjetin e tij, konfirmojnë nga MPB.
Sipas informatave, Ilievski është gjetur në automjetin e tij Toyota në Bulevardin Brigada e tretë maqedonase.
Nga policia e konfirmojnë këtë informacion, thonë se në vendin e ngjarjes është bërë kontroll nga Prokuroit publik dhe trupi është dërguar në obduksion.
Nuk ka informacione për shkaqet e vdekjes së këngëtarit të ri 33 vjeçar, shkruan portalb, transmeton Prive.
Ndryshe, Vllatko ishte njëri prej këngëtarëve më të njohur të muzikës pop-rok maqedonase. Ai është i lindur më 2 korrik të viti 1985. Në vitin 2010 e përfaqësoi Maqedoninë në Evrovizion me këngën “Rusinka”. Para se të fillojë karrierë solo ishte pjesë e grupit Morall.
Në vitin 2010 ka diplomuar për aktrim në Fakultetin e arteve dramatike në Shkup.